Flash News

KRYESORE

Edi Rama takohet me George Soros në Nju Jork, i biri i miliarderit publikon foton

Alexander Soros, djali i biznesmenit George Soros, ka publikuar një foto ku ai shfaqet në krah të babait dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Foto është realizuar në Nju Jork, atje ku Rama ka shkuar për punimet e Asamblesë së OKB-së, por ndërkohë nuk ka zhvilluar asnjë takim.

Alexander Soros e quan Edi Ramën një rilindas simbol të demokracisë liberale në Shqipëri, ndërsa komenton edhe veshjen e kryeministrit.

“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, shkruan djali i George Soros.

Opozita shqiptare ka akuzuar shpesh herë kryeministrin Rama për lidhje me miliarderin Soros, marrëdhënie që sipas tyre është në dëm të interesave të vendit.

Vëzhgimi/ Rikthimi i dështuar i Edi Ramës në OKB, Bushati nuk garantoi asnjë takim për kryeministrin

Të fundit