Flash News

Rajoni

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja shtet kanë arritur një kompromis për shtetasit e tyre.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell, ka njoftuar në Twitter se të dyja vendet ranë dakord që të dyja të shfuqizojnë dokumentet e hyrje/daljes për mbajtësit e ID-ve të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të udhëtojnë lirisht mes Kosovës dhe Serbisë vetëm me anë të letërnjoftimeve.

“Ne kemi një marrëveshje. Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, shkruan Borrell në Twitter.

Të fundit