Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Makina Audi activesphere concept ka dalë jashtë çdo parashikimi.
Ka aq shumë ndryshime në këtë model të ri të markës gjermane, saqë çdo model tjetër, sado aktual qoftë ai, duket i vjetër në krahasim me Audi activesphere concept.
Ky mjet duket si një përzierje mes një makine sportive dhe një 4×4. Ka një gjatësi prej 4,98 metrash, 2,07 m gjerësi dhe 1,6 m lartësi.
Në kroskot nuk ka butona ose ekrane, gjë që duket e pamundur. Por, në këtë koncept, Audi na tregon se në të ardhmen makinat nuk do të kenë komanda për të rregulluar funksione bazike ose të argëtimit, sepse ato do të krijohen përmes asaj që e quajnë Audi Dimension.
Shoferi do të vendosë një kaskë që do t’i prezantojë përmbajtje virtuale në hapësirën reale të makinës dhe ai mjafton të bëjë disa gjeste që para syve t’i dalin ekrane apo sipërfaqe kontrolli, që pasagjeri nuk do të mund t’i shohë.