Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Flet kryetari i komunës Zubin Potok: Serbët nuk morën pjesë në zgjedhje, kanë braktisur punën
Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, që vijon prej 4 ditësh.
Për Fax News, Zeqiri tha se të katër kryetarët e komunave janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe janë pranuar nga ndërkombëtarët. Zeqiri tha se serbët nuk pranuan të futen në zgjedhje.
Zeqiri tha se aktualisht është në punë me pjesën tjetër të kabinetit.
“Jemi zgjedhur në mënyrë demokratike, turma e pakicës paska të drejtë që të jetë në udhëheqje, për mua kjo është diçka e paarsyeshme, ne nuk po bëjmë diçka jashtë asaj që na mundëson infrastruktura ligjore e Kosovës.
Jemi të pranuar edhe nga ndërkombëtarët, serbët nuk morën pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre. Shumica e punonjësve serbë e kanë braktisur punën në Bashki, nëse ne na bashkohen sa më shumë profesionistë nga serbët, për ne është gjithçka ok.
Unë sot jam në punë, me një pjesë të kabinetit, jemi në përpjekje e sipër për të siguruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme”, u shpreh Zeqiri.