Flash News

E-TJERA

Zbardhet atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ Cilët janë 5 të arrestuarit nga bota e krimit, në arrati Ramazan Rraja

Zbardhet atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ Cilët janë 5 të

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar në kuadër të hetimeve për atentatin me një të vrarë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019.

Nga operacioni janë arrestuar 5 persona: Akil Nderjaku, Marsel Decka, Bashkim Haxhija, Endri Sinani dhe Juljan Pjetri. Ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, mes tyre Ramazan Rraja nipi i deputetit Rrahman Rraja, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Gjatë operacion, janë sekuestruar: 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Kontrollet u zhvilluan në 11 banesa në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Durrës.

Kujtojmë se Akil Nerjaku i shpëtoi një atentati të organiuar ndaj tij më 13 shtator 2022, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin t ij tip “Benz G Class”. Nderjaku njihet si ish-anëtar i Bandës së Durësit, mik i ngushtë i Lul Berishës dhe kundërshtar i ‘Rrumit të Shijakut’.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komploti”, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019.

Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas. Shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“.

Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:

B. H., 54 vjeç, M. D., 38 vjeç dhe G. N. alias K. N., 40 vjeç, të tre banues në Durrës;

E. S., 29 vjeç dhe J. P., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 shtetasit e arrestuar. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit A. N.), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit A. M. dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit A. L.), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Të fundit