Flash News

E-TJERA

“Urdhëroi vrasjen e vëllait të deputetit”, reagon SPAK: Dumani s’ka folur për Presidentin

“Urdhëroi vrasjen e vëllait të deputetit”, reagon

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi dje se i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka lakuar emrin e presidentit Ilir Meta, në dëshminë e tij para drejtësisë.

Hoxha tha dje për ‘Opinion’ se sipas dëshmisë së Dumanit, Ilir Meta dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e vëllait të një deputeti të PS në Lezhë.

“Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2017, gjatë fushatës elektorale dhe mbas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik. Ka qenë dhe përfaqësues edhe në këshill, është vrasje pa autor. Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vrarë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS”, deklaroi Hoxha.

SPAK ka reaguar për deklaratën e Hoxhës, teksa mohon që Dumani në dëshminë e tij të ketë përmendur presidentin Ilir Meta. 

“Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Ndërkohë nga ana e Presidentit Meta nuk ka ende asnjë reagim.

Të fundit