Flash News

E-TJERA

Urbani i ‘Unazës’ përplaset me motorin, plagoset një 12-vjeçar

Urbani i ‘Unazës’ përplaset me motorin, plagoset një

Urbani i linjës së “Unazës” është përfshirë sërish në një aksident. Mëngjesin e së dielës, urbani është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një 12-vjeçar, i cili ishte pasagjer në motor. I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit