Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
U merrte ryshfete qytetarëve për pronat, lihet në burg punonjësi i Kadastrës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar marrën “Arrest me burg”, për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Ilir Kapetani, i cili u arrestua për korrupsion.
Kapetani doli këtë të mërkurë para Gjykatës duke mohuar akuzat dhe ndërkohë SPAK pretendon se ai është përfshirë në 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish-pronarëve.
Ai u kërkonte shuma parash në shkëmnin të premtimit për të siguruar kompesimin financiar gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet.
Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.