Flash News

E-TJERA

U kap me 113 mijë euro, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-s: I kam për hallet e mia

U kap me 113 mijë euro, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-s:

Është zbardhur dëshmia e Altin Morinës, shefit të stërvitjes tek reparti i RENEA-s, në makinën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 113 mijë euro, paund dhe lekë.

Top Channel raporton se në dëshminë e tij në polici, Morina ka dkelaruar se paratë i ka marrë te një mik për një hall të vetin. Ai ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë grupi kriminal.

“Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”- ka thënë Morina.

Altin Morina u kap në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” me 113 mijë euro, 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Të fundit