Flash News

E-TJERA

Tre sulme kibernetike brenda 24 orëve/ Shqipëria, Kosova dhe RMV-ja në shënjestër të ‘hacker-ave’

Tre sulme kibernetike brenda 24 orëve/ Shqipëria, Kosova dhe RMV-ja

Sulmet kibernetike goditën sot tre vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u përballën me sulme kibernetike që goditën kamerat e sigurisë, uebfaqet e institucioneve qeveritare, duke paralizuar shërbimet.

Në Shqipëri grupet e hakerave iranianë goditi sistemin TIMS duke paralizuar lëvizjen e pasagjerëve në të gjitha pikat kufitare të vendit, në Kapshticë, Kakavijë dhe në aeroportin e Rinasit. Vetë ministria e Jashtme e Irani konfirmoi sulmin teksa e cilësoi Tiranën viktimë të skenarit të SHBA-ve.

Maqedonia e Veriut po ashtu u godit nga një sulm kibernetik pas Shqipërisë. Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u hakua këtë të shtunë nga një grup grek. “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” është mesazhi që shfaqej në faqen e ministrisë, ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Edhe Kosova u godit nga një sulm kibernetik. Faqet e Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë janë hakeruar, ndërsa nuk dihet se kush fshihet pas sulmit.

Të fundit