Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK, “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e Elbasanit, në pranga zv.drejtori i burgut të Bradasheshit

Operacioni i SPAK, “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po zhvillon një operacion në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Mësohet se nga urdhër-arrestet, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Po ashtu, është arrestuar zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj. Pasi ka rënë në pranga, Musaj është shkarkuar nga detyra.

Në pranga ka rënë edhe Hajdar Çopja, i njohur si Hajdar Bako ose Hajdar Hysa, i cili u rrestua disa ditë më parë në Dubai.

Operacioni i SPAK është në vijim të "Plumbit të Artë" të dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Po ashtu, edhe zbërthimi i aplikacionit SKY ECC ka çuar në identifikimin e disa zyrtarëve që komunikonin me eksponentët e krimit.

Të fundit