Flash News

E-TJERA

Moti i keq, bashkia e parë që shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Moti i keq, bashkia e parë që shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka ‘pushtuar’ vendin, duke sjellë edhe problematika në disa zona.

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të bores. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë Hil Curri përmes rrjeteve sociale, shoqëruar edhe me një video nga situata aktuale.

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores!

Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, shkruan kryebashkiaku.

Të fundit