Flash News

E-TJERA

Marrëveshja për të burgosurit/ Qeveria përdor ‘rregullin e dasmave’, plotëson numrin e ‘krushqve’

Marrëveshja për të burgosurit/ Qeveria përdor

15 makina elektrike dhe 22 furgona, është flota e re që Britania e Madhe i dhuroi Drejtorisë së Burgjeve në vendin tonë me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve (data 24 nëntor) ambasadori britanik në Shqipëri, u shpreh se marrëveshja e nënshkruar për transferimin e të burgosurve, ka forcuar marëdhënien mes dy vendeve.

Tani Shqipëria është partneri ynë më i mirë ndërkombëtar e operacional.”

Duke çmuar vlerësimin për vendin tonë, zv.kryeministria Belinda Balluku tha se Shqipëria ka bërë progres në të gjitha fushat që më parë ishin shqetësuese për Britaninë e Madhe.

“Kemi pasur progres në të gjitha ato fusha që deri pak kohë më përpara kanë qenë shqetësuese për të gjithë ne. Duke u munduar që ato detyrat e shtëpisë që i kemi pasur prej kohësh t’i prezantojmë sa më mirë.”

Ndërkohë për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ndihma e Britanisë do të modernizojë akoma më shumë sistemin e burgjeve.

Në kuadër të këtyre planeve për riorganizim, do të mbyllim 10 burgje nga koha e komunizmit. “

Marrëveshja për të burgosurit/ Qeveria përdor

Sikurse e parashtruam më sipër në ceremoni ishin zëvendëskryeministrja, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Brendshëm, ministri i Drejtësisë, duke përfshirë disa drejtorë të përgjithshëm dhe ajo që të bën habi ishte se në mesin e tyre ishte dhe kreu i komunitetit mysliman si dhe persona të tjerë fetar.

Marrëveshja për të burgosurit/ Qeveria përdor

 

Dhe rrjedhimisht lind pyetja a ishte një domosdoshmëri prezenca e tyre? Apo qeveria jonë e ka cilësuar si dasmë ku duhet plotësuar numri për të shkuar krushq?

Dhe meqenëse mungonte kryeministri Edi Rama dhe presidenti, duhet plotësuar numri i krushqve.

Detaje nga marrëveshja

Marrëveshja për të burgosurit/ Qeveria përdor

Mediat britanike kanë zbardhur detaje të reja nga marrëveshja me qeverinë në Tiranë për të sjellë të dënuarit shqiptarë në atdhe për të vuajtur dënimin që kanë marrë në ishull.

Independent” shkruan se Britania e Madhe shpenzoi 1.5 milion £ për minibusë dhe automjete elektrike për sistemin e burgjeve shqiptare.

“Tridhjetë e shtatë mikrobusë dhe automjete elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e një marrëveshjeje të fundit për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Marrëveshja, e shpallur në maj, do të bëjë që 200 shtetas shqiptarë të burgosur në Angli dhe Uells të dërgohen në Shqipëri për pjesën tjetër të dënimit.

Në këmbim, qeveria tha se do të ndihmonte në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare.

Marrëveshja pritej t’i kushtonte Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve, me financime të tjera që vinin nga Zyra e Brendshme.

Zyrtarët këmbëngulën se kjo paraqet një kursim kostoje, duke theksuar faktin se kushton 40,000 £ në vit për të mbajtur çdo të burgosur këtu.

Detaje të reja nga kontratat e qeverisë, të publikuara këtë muaj, tregojnë se një pjesë e marrëveshjes shumëmilionëshe po shkon drejt pajisjes së shërbimit të burgjeve shqiptare me një flotë të re automjetesh.

Rreth 500,000 paund do të shpenzohen për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.

Duke shpallur marrëveshjen në maj, Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk tha se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë vendi – jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit”.

Ai premtoi se marrëveshja “do të përshpejtojë largimin e këtyre shkelësve dhe se kriminelët do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas hekurave”.

Të fundit