Flash News

E-TJERA

Përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit do vendoset emri i Ilir Metës

Përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë” në

Kolegji Zgjedhor është mbledhur këtë të premte për të shqyrtuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë.

Koalicioni ka kërkuar që të hiqet emri i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Metës nga fleta e votimit dhe të vendoset ai i kryedemokratit Sali Berishës.

Pasi pak më para Kolegji Zgjedhor vendosi që në fletën e votimit do të jetë logo e partive politike apo koalicioneve që garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, tani ka rrëzuar këtë kërkesë të Koalicionit.

Kolegji Zgjedhor vendosi që emri që do të shkruhet përbri koalicionit do të jetë ai i Ilir Metës.

Trupa gjykuese për këtë çështje ishte Marsela Dervishi  (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.

 

Ka qenë përfaqësuesi Ligjor i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Altin Kaziaj i cili dorëzoi një kërkesë në Kolegj dhe tha se të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit në fletën e votimit.

Është një shkresë e nënshkruar nga tre kryetarët e subjekteve, duke vënë një dakordësi me caktimin e drejtuesit të koalicionit, në emrin përbri, që është deputeti Sali Berisha.

Të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit bashkë fitojmë kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë në fletën e votimit. Të merret parasysh nga ky kolegj duke e administruar si provë dhe pastaj e bëjmë edhe publike”, tha ai.

Të fundit