Flash News

E-TJERA

Kontrollet e BKH dhe transferta 1.8 mln euro e bashkëjetueses, reagon Ahmetaj

Kontrollet e BKH dhe transferta 1.8 mln euro e bashkëjetueses, reagon

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish për hetimet ndaj tij, këtë herë për një deklaratë të bërë nga gazetari Poli Hoxha, i cili tha se në llogarinë e bashkëjetueses së Ahmetajt janë transferuar mbi 1.8 mln euro.

Në një postim në Facebook, Ahmetaj shkruan se janë lajme të rreme që s’kanë lidhje me inceneratorët. Ahmetaj tha se me kontrollet e fundit që BKH bëri në banesat e të afërmve të tij, u bë një raprezalje ndaj familjes.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve”, shkruan Ahmetaj.

Të fundit