Flash News

E-TJERA

Irani i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA-së: Tirana ra viktimë e skenarit të Washingtonit

Irani i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA-së: Tirana ra

Irani i është përgjigjur sanksioneve ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.

SHBA-të vendosën sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrit të saj. Në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Jashtme iraniane, zëdhënësi i saj Nasser Kan’ani, deklaroi se sulmet janë skenar i SHBA-ve dhe Tirana ka rënë viktimë e skenarit.  

“Skenar i tillë është krijuar nga administrata amerikane, jo qeveria e Shqipërisë dhe Tirana ka rënë viktimë e skenarit që Uashingtoni ka shpikur vetë kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha në një deklaratë më zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kan’ani.

Ai shtoi se sanksionet e reja, ashtu si veprimet e mëparshme të paligjshme të SHBA-së kundër ministrisë iraniane, nuk do ta pengojnë personelin e saj në asnjë mënyrë që t'i shërbejë popullit iranian dhe të garantojë sigurinë e tyre.

Kan’ani e cilësoi bazën e MEK në Manzë, një grup kriminal që vazhdon të veprojë si një mjet i SHBA-së në kryerjen e operacioneve terroriste, sulmeve kibernetike dhe luftës psikologjike kundër qeverisë dhe popullit iranian.

“Pranimi nga qeveria shqiptare e një kulti terrorist dhe mbështetja e qeverisë amerikane për një grup që ka gjakun e mbi 17,000 shtetarëve dhe qytetarëve iranianë në duart e tij, përbën një shembull flagrant të mbështetjes së organizuar për terroristët që veprojnë kundër qeverisë dhe kombit iranian,” deklaroi Kan’ani.

Qeveria shqiptare urdhëroi zyrtarët iranianë të largoheshin nga vendi më 7 shtator dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pas një hetimi për sulmin kibernetik ndaj faqeve zyrtare të institucioneve qeveritare.

Të fundit