
Flash News
Përplasje mes tre automjeteve në Lushnjë, katër të plagosur
Vrasja e Xhulio Prelës, Gjykata e Apelit i kërkon SPAK bisedat e Ervis e Brilant Martinajt
Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD në Lundër, dy të proceduar
I riu denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës, dy zyrtarët e PS e dhunojnë (VIDEO)
Ekzekutohet me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë
Nga Ekrem Spahiu
Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh shqiptar, Ahmet Zogu. Studiuesi Tanush Frashëri ka sjellë fakte të reja në veprën e tij “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”, e cila, për nga pasuria arkivore që sjell dhe nga analizat e vlerësimet që bën, me siguri që hyn në veprat unike si për temën edhe për kohën së cilës i adresohet.
Duke evokuar këto vlera e kontribute, vetë tema që ka zgjedhur zotni Frashëri për të hulumtuar, na risjell një vlerësim gjeopolitik të gjithëpranueshëm: interesi i Shqipërisë për Italinë dhe ndërsjelltë, ai i Italisë për Shqipërinë, të cilët kanë qenë, janë dhe do të mbeten të nivelit strategjik. Italia, në dallim nga fuqitë e tjera të mëdha e të mesme të interesuara për Shqipërinë, ëshë e vetmja fuqi fqinjë e drejtpërdrejtë gjeografike e saj.
Në këtë kuadër, autori na sjell një referencë domethënëse nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë i fillimshekullit të 20-të, Tommaso Tittoni: “Vlera e vërtetë e Shqipërisë qëndron në portet dhe bregdetin e saj. Zotërimi i tyre qoftë nga Italia, qoftë nga Austro-Hungaria do të thotë epërsi në Adriatik. Këtë Italia nuk do t’ia lejonte kurrë Austro-Hungarisë, ashtu si e kundërta, Austro-Hungaria nuk do t’ia lejonte kurrë Italisë”.
Gjeografia e ka lidhur Shqipërinë me Italinë me një interes strategjik sigurie. Dhe burrështetasit e vërtetë shqiptarë të çdo kohe nuk mund të mos e konsideronin me vëmendje këtë interes.
Në këtë kuadër, raportet e Mbretërisë Shqiptare me Italinë përbëjnë një kapitull sa të ngjeshur, aq edhe intrigues, për të cilat, autori na ndriçon pa anësi, përmes dokumenteve autentike.
Autori ka formuluar një konkluzion fondamental kur vlerëson “Përpjekjet e Mbretit Zog që Shqipëria të shkëputej nga përqafimi mbytës i Italisë”. Pra, ka veçuar kështu partneritetin e barabartë italo-shqiptar tek i cili duhet të bazohen marrëdhëniet midis dy vendeve, nga synimi poshtërues i fashizmit.
Për këtë, ai sjell plot të dhëna arkivore dhe gjykime për çështje kapitale të marrëdhënieve midis dy vendeve. Kështu, për shembull, përtëritja në vitin 1930 e Paktit të Miqësisë dhe të Sgurimit të vitit 1926.
Pala Italiane e kishte menduar të lehtë këtë përtëritje ngase paragjykonte Mbretin Zog si shtetar që “lëshon pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Paktit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth pezullimi i derdhjes së këstit të huasë...do të ishte leva e Arkimedit që do ta thyente Mbretin”.
Mbreti Zog pati edhe presione të tjera nga të vetët por, sikurse ka hulumtuar autori, “këto lajme nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”, përkatësisht nga pranimi vetëm i ndryshimeve që e trajtonin Shqipërinë të barabartë në identitet me Italinë, jo vasale të saj.
Autori sjell material të bollshëm arkivor që vërteton se pala italiane ushtroi presion të fortë për bashkim doganor, të cilin Roma përpiqej ta bënte dinakërisht dhe ta paraqiste si nismë të Shqipërisë. Sigurisht që Shqipëria gjithnjë ka patur e do të ketë nevojë për një qarkullim të dëndur mallrash me Italinë. Por evidentohet qartazi se vetë Mbreti këmbëngulte që “qeveria shqiptare dëshiron që ujdia e re të jetë e tillë që të ketë disa rrugëdalje për prodhimet e vendit” dhe se vetëm mbi këto kushte “nuk përjashtohet mundësia e formës së bashkimit doganor”.
Për vetë orintimin e tij gjithëperëndimor, por edhe i ndodhur përpara një presioni të tillë, Ahmet Zogu thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore.
Statuti Themeltar, Kodi Civil, Kodi Tregtar, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Civile etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet e veta shtet-ndërtuese.
Në libër gjejmë afirmimin e bollshëm të konceptit të Mbretit Zog për organizimin, përhapjen, arsimimin dhe stërvitjen e ushtrisë. Ai ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj fizionomisë kombëtare të ushtrisë dhe xhandarmërisë.
Nuk mohohet që ushtria kombëtare shqiptare e Mbretërisë gëzoi një mbështetje te Italia për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë. Por Mbreti krijoi një kuadër institucional që koncepti i sigurisë dhe mbrojtjes të bazohej në ekspertizën më të mirë nga çdo vend perëndimor. Në ilustrim të këtij koncepti, autori na sjell të dhëna se Mbretëria kishte kërkuar nga qeveria angleze oficerë të lartë të shtatmadhorisë.
Po kështu, u sigurua ekspertizë lidershipi nga Austria, ku spikat përzgjedhja e gjeneral Gustav Mirdaç, në pozicionin më të lartë ushtarak të Shefit këshilltar të Shtabit të Ushtrisë Shqiptare.
Autori ka hulumtuar dokumente të bollshme autentike që lidhen edhe me pushtimin fashist të Shqipërisë. Në këtë kuadër, ai sjell një detaj mjaft interesant, ku referohet se ambasadori italian në Berlin i kishte deklaruar Gjermanisë se Italia “e konsideronte Shqipërinë një problem të familjes, ashtu si Gjermania e sheh Austrinë dhe Çekosllovakinë”. Nga ky libër hulumtues, mësojmë se, në vijim të kësaj deklarate, Tirana ngarkoi përfaqësuesin e akredituar në Berlin, diplomatin e shquar Rauf Fico të hetonte se sa dëm do t’i sillte vendit tonë afrimi italo-gjerman.
Gjithnjë në këtë kuadër, autori vërteton me dokumente se Mbreti Zog po kërkonte alternativa të reja për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Atëherë, Musolini përzgjodhi një politikë afrimi me Shqipërinë përmes ndihmave financiare dhe ekspertizës këshillimore, sidomos në ushtri.
Sikurse afirmohet nga gjetjet e autorit, Italia i shfrytëzoi këto për të realizuar “një depërtim gjithnjë e më shumë të vrullshëm dhe të dobishëm”, sigurisht nga këndshikimi i interesave italiane për të përgatitur pushtimin fashist. Edhe në këtë pikë kritike, autori vlerëson se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura”.
Autori vërteton me dokumente autentike se, përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.
Libri hedh dritë të re mbi zgjidhjet më të arsyeshme që konceptoi dhe realizoi Mbreti shqiptar për qëndresën ushtarake, për vijimësinë shtetërore dhe për qëndresën e mëtejshme diplomatike. Libri i zotni Tanush Frashëri, do të përbëjë një burim të ri referimi për rishkrimin objektiv të historisë, gjë që akoma i mungon Shqipërisë.
Të fundit




Berisha: Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së PD
27 Prill 2025, 20:41


Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri filipinas jep një tjetër version të ngjarjes
27 Prill 2025, 19:52


Përplasje mes tre automjeteve në Lushnjë, katër të plagosur
27 Prill 2025, 18:48
Aksident në bypass-in e Lushnjës, "Range Rover" përplaset dhe merr flakë
27 Prill 2025, 18:29
Mister në vdekjen e 29-vjeçarit të Rojes Bregdetare në Greqi, një shqiptar i dyshuar
27 Prill 2025, 18:03
5 zakone të vogla që mund të ndryshojnë jetën tuaj
27 Prill 2025, 17:43

Takim me Donald Trump Jr./ Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës
27 Prill 2025, 17:00
A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?
27 Prill 2025, 16:37





Arrestohen dy shqiptarë ne Gjermani, njëri rezultoi i kërkuar në dy shtete
27 Prill 2025, 14:51
Nga kripa e detit te birra, zbuloni ushqimet më të rrezikshme për shëndetin tonë
27 Prill 2025, 14:34


Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD në Lundër, dy të proceduar
27 Prill 2025, 13:29

Thumanë/ Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine, identifikohet autori
27 Prill 2025, 13:00
Topalli në Selanik: Diaspora, fuqia që më 11 maj do të sjellë ndryshimin epokal
27 Prill 2025, 12:34
Berisha për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet
27 Prill 2025, 12:18

Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja
27 Prill 2025, 11:45

I riu denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës, dy zyrtarët e PS e dhunojnë (VIDEO)
27 Prill 2025, 11:11
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit e Xhulian Xhafës
27 Prill 2025, 10:47
Detaje/ Vrasja në Vlorë, Renato Hoxhaj u qëllua me tre plumba
27 Prill 2025, 10:36
Tregtia me vendet e Rajonin, Shqipëria pëson rënie edhe gjatë vitit 2024
27 Prill 2025, 09:42
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha sot takim me shqiptarët në Selanik
27 Prill 2025, 09:23
Ekzekutohet me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë
27 Prill 2025, 08:56
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
27 Prill 2025, 08:34
Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës
27 Prill 2025, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Prill 2025, 07:47


Berisha: Rama aq sa ka të gjatë trupin, ka dhe dorën për të vjedhur
26 Prill 2025, 21:07
“Hajde të përballemi”, Berisha sfidon Ramën
26 Prill 2025, 20:44

Berisha pritet me entuziazëm nga qytetarët në Pogradec
26 Prill 2025, 20:02
Lamtumirë, Papa Françesku
26 Prill 2025, 19:42

Eurodeputeti ‘shuplakë’ Ramës: Qeveria shqiptare nuk garanton zgjedhje të lira
26 Prill 2025, 19:03
Gruaja, portreti i kontrastit të dy fushatave
26 Prill 2025, 18:35
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin
26 Prill 2025, 18:29


Kush do ta pasojë Papa Françeskun? Njihuni me 12 kandidatët e mundshëm
26 Prill 2025, 17:21
LaCivita ndan foton me Trump: Fotografia e preferuar e “Fushatës së të Parëve”
26 Prill 2025, 16:59
I dënuar për plagosje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim
26 Prill 2025, 16:34

Gjykata e Tiranës rikthen në krye të AMP-së, Florian Sulejmanin
26 Prill 2025, 16:00

SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës
26 Prill 2025, 15:19


Ujku nuk voton
26 Prill 2025, 14:35







Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë
26 Prill 2025, 12:04
Berisha: Fushata e Ramës është feministe në aparencë, por mizogeniste në thelb
26 Prill 2025, 11:47



Spahiu nxjer videon: I ati i kandidatit të PS në Bulqizë dha shembullin më të keq
26 Prill 2025, 10:29
Funerali i Papa Françeskut bën bashkë Trump dhe Zelenskyy, ja ç'biseduan
26 Prill 2025, 10:09

Këmbimi valutor, 26 prill 2025
26 Prill 2025, 09:23
Tarifat e SHBA, rriten pasiguritë e eksportuesve shqiptar
26 Prill 2025, 09:08
Horoskopi/ Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Prill 2025, 08:48
Rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat, si parashikohet moti sot
26 Prill 2025, 08:29

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 Prill 2025, 07:56



I riu që u plagos sot në Farkë është djali i ish-deputetit të PD
25 Prill 2025, 21:52


Andres Pastrana: CDI qëndron fuqishëm pranë PD, ka treguar vendosmëri
25 Prill 2025, 20:57
Sherri te rezidenca në Lundër, reagon policia: U plagos një 19-vjeçar
25 Prill 2025, 20:48
Video/ Mziu kërkon votën mbi kalë: Derë më derë si në kohën e Skënderbeut
25 Prill 2025, 20:33


Sherr me sende të forta në një rezidencë në Lundër, dyshohet për një të plagosur
25 Prill 2025, 20:02
Funerali i Papa Françeskut, 4,000 policë do të mbikëqyrin sigurinë nesër në Vatikan
25 Prill 2025, 19:40