Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Eksperti: 1 milionë kamera të vendosura nga grupet kriminale në gjithë vendin
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për operacionin mbarëkombëtar për heqjen e kamerave të vendosura nga kriminelët për të mbikqyrur territorin.
Ai deklaroi se janë rreth 1 milion kamera të vendosura nga grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë. Eksperti veçoi qarkun e Elbasanit me pafund kamera të vendosura.
“Ky aksion ka ardhur nga një draft që u është dhënë nga ndërkombëtarët për reformimin e policisë, dhe ka akoma kamera mund të them janë rreth 1 milion kamera. Ka Elbasani pa fund, nuk kanë hyrë ende në kryeqytet”, tha ai për ‘Euronews Albania’.
Kujtojmë që operacioni nisi me urdhër të drejtorit Muhamet Rrumbullaku, pasi mbi 20 kamera u gjetën në Shkodër. Deri tani janë sekuestruar dhjetëra kamera dhe janë marrë nën hetim persona të njohur të botës së krimit si Avdylajt.