Flash News

E-TJERA

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes me tre fëmijët, ja pse nuk u lejua në varrim Arrazi

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes me tre

Është bërë publik dokumenti ku Prokuroria e Shkodrës ka dhënë pëlqimin e saj për kërkesën e bërë nga Erdgys Arrazi, i dyshuar se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe fëmijëve të tij, për të marrë pjesë në varrimin e vajzës së mitur, e cila u gjet e pajetë në lumin Buna.

“Organi procedues jep pëlqimin që personi nën hetim të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore, nëse nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër garantohet siguria dhe rendi gjatë shoqërimit të tij, ndalohet komunikimi me çdo person tjetër dhe sigurohet rikthimi i tij në dhomat e sigurisë ku mbahet i ndaluar, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore. Sa më sipër, ju lutem të drejtoheni në institucionin kompetent, për shqyrtimin e kërkesës suaj”, është shprehur Prokuroria.

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes me tre

Por pavarësisht lejes së dhënë nga Prokuroria, sipas vëllait të Erdgys Arrazit, ky i fundit nuk është lejuar nga policia të marrë pjesë në varrim.

“Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot”, u shpreh Edison Arrazi.

Të fundit