Flash News

E-TJERA

Breshëri plumbash në Shkodër/ Ekzekutohet Naim Bajri, në vitin 2001 i vranë djalin. Si ndodhi ngjarja

Breshëri plumbash në Shkodër/ Ekzekutohet Naim Bajri, në

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur. Viktimë ka mbetur Naim Bajri. Ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, teksa po pinte kafe në lokal me punëtorin e tij në lagjen “Rus”.

Ndërsa i plagosur mbeti punëtori 58-vjeçar, Astrit Zeneli, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ishin dy persona të maskuar autorët e krimit. Ndërkohë në bypass është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve.

Në vitin 2001, viktimës i vranë djalin, Endrit Bajrin.

Ky i fundit u ekzekutua më 21 tetor të atij viti nga Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn e Kujtim Barbullushi me armë automatike. Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar, sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes se Indrit Bajrit.

 

 

Të fundit