Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Elbasan, 20-vjeçari përplas të moshuarin, ndërron jetë rrugës për në spital

Aksident i rëndë në Elbasan, 20-vjeçari përplas

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një 20-vjeçar ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:35, në unazën e qytetit, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit