Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Skandali ‘McGonigal’, Paloka: Rama është këshilluar të mos flasë, mund të inkriminohet më shumë
Deputeti demokrat Edi Paloka ka folur rreth skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, ku lakohet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për MCN Tv, Paloka tha se Rama ëshët kapur në korrupsion direkt për të përdorur McGonigal kundër opozitës shqiptare.
Paloka tha se Rama e ka mbyllur gojën, pasi dikush e ka këshilluar të mos flasë ose në të kundërt do të inkriminohet më shumë.
“Dosjen se ka përgatitur PD, dosja dhe aktakuza janë përgatitur që nga viti 2017 nga FBI. Ka dy aktakuza të paraqitura në dy shtete të SHBA për ish-zyrtarin e FBI-së. Në një nga çështjet është kapur në korrupsion direkt nga kryeministri i Shqipërisë ndaj një zyrtari të FBI, me qëllim që ai të përdoret kundër opozitës shqiptare. Kjo mjafton për të ndikuar në drejtësinë shqiptare, te SPAK-u, që minimalisht duhet të thërrasë kryeministrin Rama, gjë që s’po ndodh.
Ç ështja vërtet është në drejtësinë amerikane, por Edi Rama është direkt i përfshirë dhe i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj zyrtarit të FBI-së. Emri i Edi Ramës del në çdo moment. Rama e ka mbyllur gojën, si duket një avokat apo këshilltar i tij e ka këshilluar të mos reagojë, sepse mund të inkriminohet më shumë. Një reagim ishte idiot, duke justifikuar paratë që Neza i ka dhënë zyrtarit amerikan, duke thënë që janë para borxh. Kaq mjafton për të kuptuar që Rama është i implikuar”, ka thënë Paloka.