Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji tregon 'skemën' e Alibeajt: U tërhoq për ta fragmentarizuar PD-në

Salianji tregon 'skemën' e Alibeajt: U tërhoq për ta

Deputeti demokrat Ervin Salianji se largimi i Alibeajt është një përpjekje për të fragmentarizuar partinë. Ai shtoi se ka një përpjekje nga fraksioni i vulës për ta përçarë PD-në.

Salianji: Skemat janë për ta fragmentarizuar akoma më shumë. Nuk shoh se ka një përpjekje për tu shërbyer demokrateve, që shikojmë që fraksioni i vulës, ka një përpjekur tjetër për të fragmentarizuar akoma më shumë. Nuk kanë interes për të krijuar një opozita reale, por kanë interes për të marrë ndonjë funksion.

Deputeti ka thënë nga Kuvendi se nuk do ta marrë postin e drejtuesit të grupit parlamentar derisa të ndërtohet një urë komunikimi në PD.

Salianji: E kam arritur numrin e firmave të nevojshme. Më shumë se 60% kanë qenë dakord të isha kreu i grupit parlamentar. E kam stopuar. Nuk do të marr asnjë hap të tillë derisa të krijohen disa ura komunikimi.

Sa i përket zgjedhjeve vendore, Salianji tha se çdokush duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen, duke theksuar se PD ka nevojë për mekanizmat e duhur për të tejkaluar edhe veten.

Salianji: Deputetë të PD nuk bëjnë asnjë ditë fushatë. Ka njerëz që kanë rolin e kundërt. Duhet të së pari të mbaj përgjegjësi të shoh veten. Qeveria e Ramës përdor banda, administratë të gjitha strukturat. PD dhe opozita duhet të gjejnë mekanizmat e duhur për të tejkaluar vetveten.

Të fundit