Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Dan Hutra mblidhte vota për Rakip Sulin, drejtonte një nga bandat e Kamzës

Denoncimi i Berishës: Dan Hutra mblidhte vota për Rakip Sulin,

Kryedemokrati Sali Berisha ka lexuar para gazetarëve në konferencën e përjavshme një denoncim të një qytetari nga Kamza.

Sipas denoncimit, Dan Hutra autori i vrasjes së tre grave në Paskuqan e Kamzë dhe plagosjes së tre të tjerave, ishte i punësuar në Ujësjellësin e Kamzës. Sipas denoncuesit, Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të Kamzës për të mbledhur vota për Rakip Sulin.

Me ndërhyrjen e këtij të fundit dhe drejtorit të Ujësjellësit Kamzë, është zhdukur edhe dosja e Hutrës.

Madje, sipas qytetarit, ka pasur edhe një propozim që një rrugë në Kamzë të merrte emrin e Dan Hutrës.

Berisha: Vrasësi famëkeq i grave Dan Hutra që kreu masakrën e një Marsit duke vrarë tre gra dhe plagosur tre të tjera, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës që në tetor të vitit 2022 në këmbim të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Natën vidhte banesa, ndërsa ditën mblidhte vota si edhe kërcënonte me jetë demokratët të mos dilnin në votime. Rakip Suli dhe drejtori i Ujësjellësit Dritan Murataj, kanë zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të Kamzës për mbledhjen e votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës ka pasur një propzoim psr t’i vendosur emrin një rruge në Kamzë emrin e vrasësit, që i kishte siguruar Rakip Sulit një listë me votues. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkië Kamzë, por unë i kam bërë një foto. Ralkip Suli i kishte ndërtuar Dan Hutrës një apartament.

Të fundit