Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me tone të ashpra ndaj Ramës: Drejtimi ynë është BE, mos gabo ta spostosh në Beograd a Stamboll

Berisha me tone të ashpra ndaj Ramës: Drejtimi ynë

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama , lidhur me deklaratën e këtij të fundit se Shqipëria do të ndahet nga RMV në procesin e integrimit, nëse BE vendos çeljen e negociatave deri në Qershor.

Berisha paralajmëroi Ramën të mos lëvizë nga drejtimi i Bashkimit Evropian, dhe të mos e çojë Shqipërinë as drejt Beogradit dhe as drejt Stambollit.

“Mos gabo ta lëvizësh qoftë edhe një milimetër, se drejtimi ynë është Evropa dhe Bashkimi Evropian. Nuk ka drejtim tjetër. Ti kurrë s’do mund ta postosh as drejt Beogradit as drejt Stambollit. Shqiptari do të jetë shqiptar”, deklaroi Berisha nga Lezha.

Të fundit