Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i prerë: Lulbrava dhe Alibasha janë larguar përfundimisht nga PD-ja

Berisha i prerë: Lulbrava dhe Alibasha janë larguar përfundimisht

Kryedemokrati Sali e bëri të qartë se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, janë larguar përfundimisht nga Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se për të gjithë të tjerët PD është e hapur pë debate dhe negociata, por për 'pengjet e Ramës' siç i quan Alibeajn dhe Bashën, nuk ka vend.

"Dy persona janë të larguar përfundimisht nga PD: LulBrava dhe Alibasha, i cili mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD ështe e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Ky është qëndrimi ynë. Por dy persona pengjet e Edi Ramës u përdorën në mënyrë të pa mëshirë për të goditur opozitën shqiptare", tha Berisha.

Të fundit