Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kam një parim…”, Rama pyetet për hetimin e SPAK ndaj Metës, si përgjigjet kryeministri

“Kam një parim…”, Rama pyetet për hetimin e SPAK

SPAK njoftoi dy ditë më parë nisjen e hetimeve për ish-presidentin dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri për lobim dhe korrupsion.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me hetimin e nisur nga SPAK. I pyetur se çfarë mendon për hetimin ndaj Metës, në një kohë kur Rama u shfaq mjaft kritik se pse Prokuroria e Posaçme godiste vetëm të vetët, kryeministri nuk pranoi të jepte koment.

Rama tha se nuk mund të fliste për çështjet e politikës së brendshme para homologut të tij nga Luksemburgu.

“Unë nuk flas kurrë në prezencë të miqve për çështje të politikës së brendshme ky është parimi im. Politika e brendshme nuk është një fushë që na takon ne si mikpritës të përfshijmë miq që jemi këtu për ti nderuar. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të politikës së brendshme për kundërshtarë politikë, për akuza dhe kundërakuza”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i PL-së ka hedhur akuza se i gjithë hetimi është një proces i shëmtuar manipulimi i stisur në zyrën e kryeministrit Rama.

Të fundit