Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Zgjedhjet presidenciale në Turqi, Erdogan shpall zyrtarisht kandidaturën
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë në Këshillin e Lartë Zgjedhor për t’u regjistruar si kandidat presidencial për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas mediave të huaja, përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit mbërritën në Këshill të martën për të dorëzuar dokumentet e regjistrimit.
Aktualisht, 18 politikanë deklaruan synimin e tyre për të kandiduar për postin më të lartë shtetëror. Kryetari i opozitës kryesore, Partia Popullore Republikane, Kemal Kiliçdaroglu konsiderohet si konkurrenti kryesor i Erdoganit.
Përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim shoqëroheshin nga përfaqësues të Partisë Lëvizja Nacionaliste, e cila vepron në aleancë me partinë në pushtet.
Ata deklaruan se të dy partitë vendosën të emërojnë Erdoganin si kandidat të vetëm dhe depozituan të gjitha dokumentet e nevojshme në Këshillin e Lartë të Zgjedhjeve, siç kërkohet me ligj.
Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj, njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Për të fituar në raundin e parë, një kandidat presidencial duhet të sigurojë mbi 50% të votave. Ndryshe do të zhvillohet një raund i dytë, në të cilin dy kandidatët me mbështetjen më të lartë do të garojnë kundër njëri-tjetrit.