E-TJERA

U arratis nga burgu famëkeq, kush është shqiptari që çau rrethimin e sigurisë

U arratis nga burgu famëkeq, kush është shqiptari që

Edmond Tafa është shqiptari i arratisur nga burgu famëkeq grek i Koridhalosit.

48-vjeçari i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.

Edmond Taga ka shfrytëzuar momentin kur është hapur porta në momentin që do të nxirreshin jashtë mbeturinat e burgut dhe ka arritur të largohet me vrap.

Forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të tij por ende nuk kanë arritur ta kapin.

Dyshohet se shqiptari është larguar përmes rrugica ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë plan i organizuar apo arratisje spontane. Po vijon ndërkohë hetimi për rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit