E-TJERA

Trajtimi hormonal për transgjinorët, Mitropoliti i Korçës: Agjendë e mirëmenduar për të shkatërruar shoqërinë

Trajtimi hormonal për transgjinorët, Mitropoliti i Korçës:

Mitropoliti i Korçës ka reaguar lidhur me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ofruar në QSUT, trajtimin hormonal për transgjinorët.

Në meshin e mbajtur në kuadër të 1 Qershorit, Imzot Anastasi kritikoi mësimdhënien në shkolla.

"Sepse shkolla nuk është më në krahun tuaj. Sepse në shkollë do t'i mësohet fëmijëve tanë që nuk ka rëndësi se çfarë je, ka rëndësi se si ndihesh. Dhe ata do ta orientojnë, në një përqindje shumë të madhe, që fëmija të mos ndihet ashtu siç është", tha Imzot Anastasi.

Sipas tij, kjo është një agjendë e mirëmenduar e cila kërkon të shfrytëzojë fëmijët.

"Kështu që keni një barrë të madhe që t'i ofroni tek Perëndia fëmijët tuaj ashtu siç ua dha: të pastër, të shëndetshëm, jo vetëm trupërisht, por shpirtërisht mbi të gjitha. Jo, janë njerëz që kanë agjenda të mirë-caktuara, dhe kanë vënë në syrin e tyre, si qëllim të tyre, fëmijët tuaj, familjen tonë, për të shkatërruar shoqërinë tonë, për të na shpërbërë, për të qenë thjesht individë dhe konsumatorë sepse kështu na kanë më të thjeshtë, më të lehtë e kanë për të na zotëruar", theksoi Imzot Anastasi.

Të fundit