E-TJERA

Miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun, Ismajli largohet nga grumbullimi

Miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun, Ismajli largohet nga grumbullimi

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, por ka pasur një ndryshim të detyruar në listë.

Mbrojtësi Ardian Ismajli është larguar nga grumbullimi pas vlerësimit të gjendjes së tij fizike nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, Ismajli iu bashkua fillimisht skuadrës, por nuk ishte në kushte optimale fizike për të përballuar dy ndeshjet e planifikuara. Futbollisti po rikthehej së fundmi pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur për disa javë jashtë fushave dhe kishte luajtur vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit.

Pas konsultimeve mes stafit teknik dhe lojtarit, si edhe në dakordësi me trajnerin Sylvinho, u vendos që mbrojtësi të kthehet te klubi i tij për të vijuar programin e rikuperimit.

Qëllimi i këtij vendimi është që Ismajli të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në formën e tij maksimale për angazhimet e ardhshme me Kombëtaren.

Të fundit