E-TJERA

Meta lë burgun për disa orë, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën të atit

Meta lë burgun për disa orë, niset drejt Skraparit për

Ish-presidenti Ilir Meta është larguar këtë të mërkurë nga ambientet e paraburgimit “313” për t’iu bashkuar ceremonisë mortore të të atit, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Kreu i Partisë së Lirisë është nisur drejt fshatit Çepan të Skraparit, ku në mesditë do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Burime bëjnë me dije se Meta po shoqërohet nga efektivët e Policisë së Burgjeve dhe lëvizja e tij po kryhet nën masa të posaçme sigurie.

Pas kërkesës së paraqitur, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) autorizoi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e lamtumirës për të atin.

Në një reagim publik pas lajmit të hidhur, Meta bëri të ditur se dëshira e fundit e Rexhep Metës ishte që të prehej në vendlindjen e tij, në Çepan të Skraparit.

Të fundit