E-TJERA

Kuvendi vendos për komisionet, PS merr pjesën më të madhe të kohës së debatit

Kuvendi vendos për komisionet, PS merr pjesën më të madhe

Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa projektvendime që lidhen me funksionimin dhe përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, si dhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Në pjesën e parë të seancës, deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Më tej, në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Në vijim, Kuvendi do të zhvillojë diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Koha e debatit, e cila nuk i kalon 4 orë, është e ndarë mes grupeve parlamentare dhe deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

Sipas ndarjes së miratuar, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në dispozicion 142 minuta, grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta, ndërsa Aleanca për Ndryshim dhe Partia e Lirisë nga 12 minuta secila. Deputetët jashtë grupeve parlamentare kanë gjithsej 16 minuta, të ndarë në mënyrë të barabartë.

Të fundit