E-TJERA

Dy futbollistët e Kombëtares gjobiten nga policia, arsyeja

Dy futbollistët e Kombëtares gjobiten nga policia, arsyeja

Dy futbollistët e Kombëtares tonë, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi ndodhen në Tiranë për 2 ndeshjet e radhës miqësore që Shqipëria në drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran do të zhvillojë javën që vjen.

Sakaq, para përgatitjeve për këto sfida lojtarët e kombëtares nuk kanë shpëtuar rrugët e kryeqytetit pa marrë dhe një gjobë nga Policia Rrugore.

Siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga LSA, makina e mbrojtësit Hysaj është ndaluar nga efektivët e Rrugores dhe ka marrë një gjobë për tejkalim shpejtësie në qendër banimi.

Në makinë me Hysajn ka qenë dhe sulmuesi Taulant Seferi. Hysaj duket edhe teksa flet me efektivin që vendos gjobën, për të sqaruar situatën, megjithatë fatura e gjobës nuk iu kursye mbrojtësit të krahut të djathtë.

Të fundit