E-TJERA

“Benzi” përplaset me shtyllën e ndriçimit, humb jetën 43-vjeçari në Lushnje

“Benzi” përplaset me shtyllën e ndriçimit, humb

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 43-vjeçari në Lushnje gjatë orëve të para të mëngjesit.

Viktima është identifikuar si Ernis Xhumari, i cili humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së automjetit që drejtonte në zonën e rrethrrotullimit të njohur si “Plasmasi”.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur drejtuesi ka humbur kontrollin. Mjeti fillimisht ka goditur bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar disa dhjetëra metra më tej.

Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vend.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Të fundit