E-TJERA

Arratisja e Edmond Tafës nga Burgu i Koridhalosit, policia greke ‘në këmbë’ për kapjen e shqiptarit

Arratisja e Edmond Tafës nga Burgu i Koridhalosit, policia greke

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin dhe u vunë në gatishmëri të lartë pas arratisjes nga burgu famëkeq i Koridhalosit, e cila ndodhi herët në mëngjesin e 2 qershorit dhe ka shkaktuar mobilizim të gjerë të Policisë Helenike në të gjithë Atikën.

I burgosuri 48-vjeçar, i dënuar për drogë, arriti të arratisej në rrethana që janë tashmë nën mikroskopin e hetimeve, duke përfituar nga një moment kritik në funksionimin e përditshëm të burgut.

Incidenti, sipas informacioneve fillestare, ndodhi gjatë procesit të mbledhjes së mbeturinave, kur u hap hyrja në Depon Qendrore të Materialeve të burgut.

Në atë moment, i burgosuri dyshohet se gjeti mundësinë për t’u zhvendosur në pjesën e prapme të zonës dhe për t’u larguar me vrap, përpara se të kishte një reagim të menjëhershëm nga personeli i sigurisë.

Të fundit