Ditari i Opozitës

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama e krijoi për të vjedhur me baxhanakun e tij

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama e krijoi për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për krijimin e një strukture të re në fushën e teknologjisë, Albanian Digital Solutions (ADS), të cilën e cilëson si një mekanizëm për keqmenaxhim të fondeve publike dhe favorizim të interesave të lidhura me qeverinë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ADS është ngritur pa një vendim të qartë të Këshillit të Ministrave që, sipas tij, duhet të përcaktonte funksionet, kompetencat dhe mënyrën e kontrollit të këtij institucioni. Ai pretendoi se mungesa e një kuadri të plotë ligjor krijon hapësira për abuzim me fondet publike.

Berisha e lidhi krijimin e kësaj strukture me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e cilësuar atë si pjesë të një sistemi të centralizuar të prokurimeve në fushën e IT-së. Sipas tij, fondet publike po kanalizohen drejt kompanive të caktuara, pa mekanizma të mjaftueshëm kontrolli dhe transparence.

Berisha: Jam sot për të denoncuar para shqiptarëve kopshtin e ri privat, minierën e floririt të familjes Rama apo AKSHI-n me një emër të ri, Albanian Digital Solutions. E gjithë mafia e IT e ka në emërtimin e kompanisë fjalën solutions. Të gjitha kompanitë, me solution janë nja 35 kompani. Për ngritjen e ADS-së, minierës të floririt të Edi Ramës, nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do pasqyronte qartë kompetencat e këtij institucioni.

Është një mënyrë e gjetur për të kanalizuar fondet drejt kompanive të baxhos apo të kunatit të Lindës së Surrelit pa asnjë mekanizëm kontrolli si në rastin e kompanisë KAYO të famozit KAYO, vetëm se këtu skandali duket se thellohet shumë më tepër. Siç thamë më lart, për ADS-në nuk ka asnjë ligj dhe vendim qeverie që të përcaktojë veprimtarinë e saj. Të gjitha i janë lënë në dorë aksionarit kryesor të saj, AKSHI-t të Lindave famëzeza.

I vetmi VKM për këtë qëllim është ai i datës 20 maj 2026, i cili flet për miratimin e fondit prej 7 milionë eurosh në favor të ADS. Ky vendim ka ardhur rreth 15 ditë pas regjistrimit të kompanisë shtetërore në QKB. Pra, ajo që bie në sy është kjo: VKM nuk përcakton objektin e veprimtarisë. Nuk krijon vetë shoqërinë. Nuk miraton statutin. Nuk përcakton kompetencat. Nuk shpjegon marrëdhënien me AKSHI-n.

Të fundit