Ditari i Opozitës

Ripërtëritja/ Kaso: Ishte rinovim për qarkullim elitash brenda PD-së

Ripërtëritja/ Kaso: Ishte rinovim për qarkullim elitash brenda

Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, komentoi ripërtëritjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

“Të rinj e të reja, gra dhe vajza që përbëjnë pothuajse 60% të Këshillit, që është organi më i lartë drejtues i demokratëve. U pa që nuk ishte thjesht një slogan “Ripërtëritja”, por ishte përpjekje serioze për një rinovim për qarkullim elitash brenda PD-së. Kjo i shërben energjizimit të aktivitetit politik, ky ka qenë qëllimi të paktën nga organet drejtuese”, tha Kaso në A2CNN.

“Të gjitha proceset i kemi me votë, e kemi detyrim statutor. Edhe kur ishim në agresionin më të madh nga kundërshtari politik, pas shpalljes non grata të Sali Berishës me investim të Edi Ramës, kur na u mor vula dhe sigla, ne i kemi bërë këto procese. Kështu që, per ne janë procese të natyrshme nga të cilat nuk heqim dorë”, shtoi Kaso.

 

 

Të fundit