Ditari i Opozitës

Berisha prezanton përbërjen e Këshillit Kombëtar të PD: Kryesojnë pedagogët dhe akademikët

Berisha prezanton përbërjen e Këshillit Kombëtar të PD:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke theksuar se në të dominojnë pedagogët dhe akademikët, ndërsa përfaqësohet një gamë e gjerë profesionesh.

Sipas Berishës, akademikët dhe pedagogët përbëjnë 11.8% të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të ndjekur nga juristët dhe avokatët me 9.7%, ish-deputetët me 8.9% dhe mësuesit e arsimtarët me 8.4%.

Në përbërje janë gjithashtu përfaqësues nga fusha e ekonomisë dhe financës (6.8%), mjekësisë dhe shëndetësisë (5.1%), biznesit (3.8%), medias dhe gazetarisë (3.8%), inxhinierisë (3.8%) si dhe artit dhe kulturës (3.4%).

Berisha theksoi se Këshilli i ri përfshin edhe ish-kryetarë bashkish, arkitektë, urbanistë, diplomatë dhe ekspertë të sigurisë, duke e cilësuar këtë përfaqësim të larmishëm si një bazë të rëndësishme për hartimin e vizionit politik dhe përgatitjen e PD-së për qeverisjen e ardhshme.

PJESE NGA FJALA

Pra, kjo është pak a shumë shpërndarja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Janë akademikë dhe pedagogë 11.8 përqind e tyre.
Janë juristë dhe avokatë 9.7 përqind.
Ish-deputetë 8.9 përqind.
Mësues dhe arsimtarë 8.4 përqind.
Ekonomi financë 6.8 përqind.
Mjekësi shëndetësi 5.1 përqind.
Biznes 3.8 përqind.
Media e gazetarë 3.8 përqind.
Inxhinierë 3.8 përqind.
Art dhe kulturë 3.4 përqind.
Ish-kryetarë bashkie 1.7 përqind.
Arkitekturë dhe urbanistikë 1.7 përqind.
Diplomatë 1.7 përqind.
Ekspertë sigurie 1.3 përqind.
Të tjerë janë 5.1 përqind apo 12 persona.
Pra, siç e shihni ka një përfaqësim të gjerë të spektrit të profesioneve, një premisë shumë e dobishme për përsosjen e vizionit tonë dhe përgatitjen për qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë.
U uroj suksese të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe i ftoj të nisim sa më shpejt betejën tonë për realizimin e objektivave, për përmbushjen e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës.

Të fundit