Flash News

KRYESORE

Zyrtarit të lartë serb i ndalohet hyrja në Kosovë, shkak deklaratat e tij

Zyrtarit të lartë serb i ndalohet hyrja në Kosovë, shkak

Autoritet kosovare i kanë ndaluar hyrjen drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, shef i kabineti të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Nuk i është dhënë leja për vizitë në Kosovë për shkak të deklaratave të tij të fundit të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve”, ka thënë Zyberaj.

Marko Gjuriç kishte kërkuar leje për hyrje në Kosovë në fillim të javës së ardhshme.

Të fundit