Flash News

KRYESORE

Thellohet tragjedia në Rusi, shkon në 48 numri i viktimave, 11 prej tyre fëmijë

Thellohet tragjedia në Kemerovë të Siberisë në Rusi, pasi një qendër tregtare u përfshi nga një zjarr i fuqishëm. Sipas mediave ndërkombëtare deri tani numri i viktimave ka shkruar në 48, ndërsa 11 prej tyre janë konfirmuar të jenë fëmijë.

Po ashtu dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa rreth 50 të tjerë janë konsideruar të zhdukur.

Shkaku i zjarrit masiv ende nuk është sqaruar, por mësohet se flaka rreth orës 17.00 nisi në një kat të sipërm të kompleksit “Winter Cherry”, ndërsa shumë nga viktimat ndodheshin në kinema.

Për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit njerëzit janë hedhur edhe nga dritarja, siç duket edhe në videot amatore që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Për shpëtimin e tyre u angazhuan rreth 660 persona, përfshirë zjarrfikës, policë dhe përfaqësues të autoriteteve të tjera të emergjencës. Kemerovo, njihet si një zonë e prodhimit të qymyrit, rreth 3,600 km (2,200 milje) në lindje të Moskës, ndërsa qendra tregtare ishte e mbushur me njerëz të cilët si çdo të diele frekuentonin kinematë, restorante, sauna, një hapësirë për bowling dhe një kopsht zoologjik.

Të fundit