Flash News

KRYESORE

‘Reporters Without Borders’ delegjitimon Edi Ramën: Sulmon gazetarët për të hequr vëmendjen nga skandalet; oligarkët e mediave janë të lidhur me politikën

‘Reporters Without Borders’ delegjitimon Edi Ramën: Sulmon

Organizata ‘Reporters Without Borders’ (RSF), me seli në Paris të Francës dhe BIRN Albania kanë publikuar të dhënat e një investigimi mbi median në vendin tonë, duke e konsideruar mit lirinë e saj.

Në investigimin me titull “Media Ownership Monitor Albania” (MOM) konfirmohen akuzat që shumë gazetarë dhe intelektualë bëjnë ndaj kryeministrit Edi Rama kur shprehen se ai sulmon pa të drejtë gazetarët që i drejtojnë pyetje, por ndërkohë mban lidhje të ngushta me pronarët e mediave.

“Siç pasqyrohet në detaje, tregu shqiptar i medias kontrollohet nga një numër i vogël dhe i fuqishëm pronarësh me lidhje të forta politike. Në të njëjtën kohë, një numër i vogël gazetarësh dhe mediash të pavarura përballen shpesh me intimidim dhe abuzime verbale nga politikanët. Gjatë një konferencë në tetor të 2017-ës, kur u përball me pyetje për lidhjet e ministrit të tij të Brendshëm me një bandë të trafikut të drogës, kryeministri Edi Rama sulmoi gazetarët duke i quajtur “injorantë”, “helm”, “kazan”, “skandalozë”, “sharlatan” dhe “armiq publik”. Retorika e Ramës përmban shpesh denigrimin e mediave. Gjatë viteve të fundit, ai ka preferuar gjithnjë e më shumë komunikimin nëpërmjet mediave sociale duke shmangur gazetarët. Disa komentues mendojnë se “strategjia e abuzimit” që qëndron pas gjuhës së larmishme të përdorur nga politikanët shqiptarë kundër mediave, synon të largojë vëmendjen e publikut nga skandalet duke ofruar një spektakël televiziv të gatshëm. Të tjerë e shohin si një përpjekje për të delegjitimuar gazetarët dhe mediat kritike dhe të pavarura që nuk kontrollohen nga oligarkët, politikanët dhe miqtë e tyre”, thuhet në artikull.

RSF denoncon edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive si një institucion të kontrolluar nga politikanët dhe korporatat e mëdha.

Në investigim konfirmohet fakti se shumë gazetarë detyrohen të vetëcensurohen për shkak të interesave politike dhe ekonomike që kanë pronarët e tyre. 80% e gazetarëve në Shqipëri pohojnë se nuk ndihen të sigurt për vendin e tyre të punës. 

 

 

Të fundit