Flash News

KRYESORE

Rama për ‘Politico.eu’: Serbia nuk do anëtarësohet në BE përpara Shqipërisë

Rama për ‘Politico.eu’: Serbia nuk do anëtarësohet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara Shqipërisë, ndonëse ky vend i ka nisur prej kohësh negociatat. Në intervistën për ‘Politico.eu’, Rama ka thënë se Beogradi duhet të kalojë procesin e njohjes së Kosovës, ose të paktën zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së përpara Shqipërisë. Për këtë ne jemi të sigurtë. Serbia duhet të kalojë përmes një procesi të dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën (zgjidhjen) e problemit të Kosovës. Besoj fot se duka magjike duhet të ndodhë – që nuk do të ndodhë – që ata të hyjnë në BE përpara nesh”, është shprehur Rama.

Sa i përket vendimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave, Rama ka theksuar se “beson fort se raporti do të jetë pozitiv”. Ai tha se Shqipëria po përpiqet të bindë aktorët në këtë proces.

 Rama përmendi reformën në drejtësi si një fushë ku Shqipëria ka ecur përpara krahasuar me vendet që i zhvillojnë aktualisht negociatat. “Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për këtë proces”, ka thënë Rama.

Të fundit