Flash News

KRYESORE

Ngjarjet në Kukës, Basha në konferencë urgjente: Ky është populli që Rama përçmon; i bëj thirrje të tërheqë policinë

Ngjarjet në Kukës, Basha në konferencë urgjente: Ky

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë urgjente për mediat pas ngjarjeve në Kukës, ku banorët janë përplasur me policinë gjatë kundërshtimit të taksës së ‘Rrugës së Kombit’.

Duke e konsideruar një grabitje të dyfishtë të kryeministrit Edi Rama, Basha tha se kjo tarifë është gjobë ndaj popullit për korrupsionin e qeverisë.

“Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën qytetarëve. Kjo tarifë është një gjobë për popullin për korrupsionin e Edi Ramës. Ai ka vënë një nga tarifat më të larta në Euopë për kalimin në Rrugën e Kombit. Edi Rama e vendosi këtë tarifë me dhunë. Tarifa është një ndëshkim për qytetarët e një prej zonave më të varfra të Shqipërisë”, tha Basha.

Sa i përket protestës së qytetarëve, Basha theksoi se ky është populli që Rama përçmon dhe kjo është revolta që thotë se nuk ekziston.

“Ky është populli që Rama përçmon, kjo është revolta që Rama thotë se nuk ekziston, ky është populli që Rama tha se nuk ngrihet dot. Ky është vetëm fillimi. Nga nesër fillon një tjetër vjedhje me aplikimin e TVSH”, deklaroi kreu i PD-së.

Basha kërkoi nga kryeministri që të anulojë menjëherë tarifën për Rrugën e Kombit dhe të tërheqë policinë nga Kalimashi.

“I kërkoj Ramës të anulojë menjëherë tarifën për Rrugën e Kombit. I bëj thirrje që të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare. Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli”, tha Basha. 

Kërcënoi qytetarët, Rama braktiset edhe nga socialistët: Fashist, po mbron oligarkë

Të fundit