Flash News

KRYESORE

Muça biznes me diplomat pas mbylljes së “Kristal”, 2500 euro për një dokument

Muça biznes me diplomat pas mbylljes së “Kristal”,  2500

Biznesmeni Ahmet Muça ish-pronar i Universitetit “Kristal” është arrestuar mëngjesin e sotëm për falsifikim dhe shitje diplomash. Pas një hetimi 2 mujor nga Prokuroria; ish-pronari i "Kristal" është vënë në pranga ditën e sotme.

Raportohet se është shpallur në kërkim edhe shtetasi E.P., i cili akuzohet se ndihmonte Muçën me procesin e diplomave. Mësohet se dhe pas mbylljes së Universitetit, Muça dhe bashkëpunëtori i tij shisnin diplomat e falsifikuara.

Biznesmeni Muça dhe më herët ka patur probleme me drejtësinë. Në 2015-tën ai u shpall në kërkim për vjedhje energjisë elektrike në godinën e Universitetit.

Sipas policisë së Durrësit, e cila në atë kohë filloi procedimi penal në mungesë për shtetasin Ahmet Muçaj, rezultoi se nga kontrolli i ushtruar në Spitalin Universitar “Kristal” në Rinas, Krujë, u konstatua se ky objekt furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë, në mënyrë të paligjshme.

Të fundit