Flash News

KRYESORE

Dita e Verës/ Në Tiranë do të organizohen 6 koncerte; Fero, Arilena, Dj Sardi dhe Kastriot Tusha do performojnë për qytetarët

Dita e Verës/ Në Tiranë do të organizohen 6 koncerte; Fero,

Bashkia e Tiranës ka bërë publike agjendën e “Ditës së Verës”, me një program që fillon që prej orës 09:00 të 14 marsit.

Gjashtë koncerte do të zhvillohen përgjatë gjithë ditës në zona të ndryshme të Tiranës. Në orën 09:00 te liqeni artificial do të ketë muzikë me ‘DJ’, në orën 10:30 do të nisë koncerti tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, ku do të performojnë Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo & Band.

Koncerti tjetër do të nisë në orën 11:00 te Piramida ku përpara publikut do të luajnë muzikë Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli dhe Abel Dj.

Një koncert për të rinjtë do të nisë në sheshin “Italia” në orën 12:00 dhe do të vijojë deri në orën 23:00. Këngëtarët që do të performojnë janë G UP, - Fifi, - Anxhelo Koci, - Gent Fatali, -Fero. Po në orën 12:00 do të organizohet “Street Party” në zonën e ish-Bllokut ku në skenën te ‘Kino Bar’ do të luhet muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic. Ndërkohë që skena e vendosur në krah të ‘Pepper Lounge’ me pamje nga ‘Sky Toëer’ do të ketë muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.

Në orën 18:00 do të organizohet një koncert klasik tek amfiteatri te Akademia e Arteve. Për publikun do të performojnë Kastriot Tusha, Ardita Meni, Zana Frashëri, Evis Mula, Erand Kurani, Alma Strazimiri dhe Sofika Kola.

Sa i përket aktiviteteve të tjera vlen të veçohen parada e “Karnavaleve” apo fluturimet e Flotës Kombëtare të Pilotëve Kosovë-Shqipëri.

Programi i plotë:

Ora 09:00 Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 Tirana Open Air Shoë. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.

Ora 09:30-11:15 Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë-Shqipëri.

Ora 10:00 Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial

Përgjatë Digës - Panairi i Artizanëve

Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)

Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)

Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).

Këndi i fotografisë së pranverës

Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë

Këndi i barbekysë

Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”. Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.

Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.

Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.

Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

Ora 12:00 Red Bull Race Air Shoë.

0ra:12:00-23:00 Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: - G UP, - Fifi, - Anxhelo Koci, - Gent Fatali, -Fero

Ora 12:00-01:00 Street Party Telekom.

Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Ëhiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.

Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Toëer me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.

Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve

Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor)

Ardita Meni ( Soprano)

Zana Frashëri (Soprano)

Evis Mula (Soprano)

Erand Kurani (Fizarmonikë)

Alma Strazimiri (Mezzo-soprano)

Sofika Kola (Soprano)

Të fundit