Flash News

KRYESORE

Deputeti socialist ‘hap thesin’, 5 mijë euro premio për çdo fitore të Vllaznisë

Deputeti socialist ‘hap thesin’, 5 mijë euro premio për

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka premtuar se do të akordoj 5 mijë euro pas çdo fitoreje që do të arrij ekipi.

Ky lajm është pritur mirë nga trajneri i ekipit Ernset Gjoka, i cili falënderon Doshim për dashamirësinë ndaj klubit dhe është i bindur se Vllaznia nuk është më jetime.

“Unë dua të falenderoj deputetin, z. Doshi i cili premton që do t’i qëndrojë pranë skuadrës me premio për fitore. E kam thënë edhe më përpara se Vllaznia ndjehet disi e vetmuar në këtë drejtim ngaqë ka vetëm Bashkinë mbi krye ndërkohë që ekipet e tjera me presidentë, janë më të mbrojtur sepse këto presidentë në radhë të parë interesohen sepse mbrojnë lekët e tyre, mbrojnë investimin e tyre. Dhe jo vetëm në aspektin financiar por edhe në atë psikologjik sepse tregon se tashmë Vllaznia nuk është më vetëm, Vllaznia nuk është jetime”

Gjatë fushatës së fundit elektorale, Doshi pati premtuar se do t’i qëndroj pranë ekipit kuqeblu ndërsa aktualisht bashkia menaxhohet nga Bashkia e Shkodrës.

 

Të fundit