Flash News

KRYESORE

Arta Marku në intervistën e parë: Nuk kam ndjerë kurrë presion; sistemi ka degraduar

Arta Marku në intervistën e parë: Nuk kam ndjerë kurrë

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku në intervistën e parë për mediat, dhënë gazetarit Sokol Ballës në ‘Real Story’, ka folur për karrierën e saj në organin e akuzës.

Puna e parë e Markut si prokurore ka qenë në Prokurorinë e Fierit.

“Kam mbaruar shkollën e mesme në Fushë-Arrëz, më pas kam mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe më vonë Magjistraturën. Pas shkollës u caktova në Prokurorinë e Fierit për të bërë stazhin. Në 2002 jam emëruar në Shkodër. Nuk ka qenë një prokurori e lehtë për të punuar në ato vite”, u shpreh Marku.

Kryeprokurorja mohoi që të ketë patur gjatë karrierës presione për shkak të detyrës.

“Momente të forta ka pasur mbas suksesit të çdo dosjeje. Nuk kam patur në asnjë moment presione apo gjëra të kësaj natyre. Mbase mënyra se si kam punuar, me profesionalizim, me dinjitet, pa u përzier... Unë mund të flas për vete, nuk kam ndjerë asnjë ndërhyrje apo presione”, tha ajo.

Sa i përket sistemit të drejtësisë, Arta Marku e konsideroi një sistem të degraduar ku Prokuroria dhe Gjykata nuk bëjnë detyrat e tyre Kushtetuese.

“Kam një perceptim timin për sistemin e drejtësisë sepse jam pjesë e tij prej shumë vitesh. Ajo që mund të them është se e kam parë sistemin e drejtësisë të degradojë vit pas viti. Si prokuroria dhe gjykatat nuk po e ushtrojnë funksionin e tyre Kushtetutes. Opinioni publik e konsideron sistemin e drejtësisë si shumë të korruptuar”, deklaroi Marku.

Arta Marku ‘amniston’ PD. Flet edhe për Tiranën e Veliaj: E zhurmshme dhe e papastër

Të fundit