Flash News

KRYESORE

Arta Marku flet për lëvizjet e Prokurorëve: Janë të menduara

Arta Marku flet për lëvizjet e Prokurorëve: Janë të

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka folur mbrëmjen e sotme për lëvizjet e bëra prej saj në organin e akuzës.

Marku u shpreh në ‘Real Story’ se të gjitha lëvizjet e prokurorëve kanë qenë të menduar dhe nuk janë marrë në nxitim e sipër.

“Lëvizjet kanë qenë të menduara nuk janë marrë në nxitim e sipër. Kanë qenë të konsoliduara me situatën. Janë marrë informacione të mjaftueshme për të bërë lëvizjet”, deklaroi Marku.

Kryeprokurorja ka folur edhe sa i takon situatës në të cilën ajo e ka gjetur institucionin që sot drejton. “Nuk mund të them që nuk është punuar. Por, ka patur edhe shumë probleme që unë kam konstatuar gjatë analizave. Problemet kanë qenë të shumta, ka patur zvarritje të kërkimeve, ka patur çështje që ishin bllokuar, nuk ecnin. Nuk mund të them arsyet përse ka ndodhur diçka e tillë, por pavarësisht punës që ishte bërë kishte çështje që nuk kishin ecur. Jam munduar të motivoj prokurorët që të merren jo vetëm me çështjet e reja, por edhe me ato që ishin bllokuar, si dhe të bashkëpunojnë me Policinë”, u shpreh Marku.

Të fundit