Zëvendëson Eduard Halimin, Astrit Veliaj: Tërheqja e dy zonjave vendim personal, i lumtur që do jem deputet i PD-së - Politiko.al

Zëvendëson Eduard Halimin, Astrit Veliaj: Tërheqja e dy zonjave vendim personal, i lumtur që do jem deputet i PD-së

Zëvendëson Eduard Halimin, Astrit Veliaj: Tërheqja e dy zonjave vendim personal, i lumtur që do jem deputet i PD-së

Mandatit të deputetit të PD-së në qarkun e Beratit, pas largimit të Eduard Halimit do ta marrë Astrit Veliaj. Dy zonjat Juvina Jani dhe Monika Qosja, të renditura në listën e kandidatëve kanë refuzuar mandatin e deputetit duke i kaluar automatikisht Astrit Veliaj.

Në një lidhje direkte në News 24, Veliaj shprehet shumë i lumtur që do të jetë deputet nga radhët e PD-së. “Jam shumë i lumtur pasi jam pjesë e PD prej vitesh. Kam qenë njëherë deputet, por nuk shoh ndonjë ndryshim. Unë kam dhënë kontributin tim dhe më herët për Beratin”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa tërheqjen e dy zonjave nga mandate i deputetes, Astrit Veliaj e sheh si vendim të tyre personal, të pandikuar nga askush tjetër.

“Personalisht nuk ia kam kërkuar askujt, por mendoj se nuk është ndërhyrja e Bashës, por vendim personal i zonjave”, u shpreh Veliaj më tej.

COMMENTS

error: Content is protected !!